Plagos me thikë vëllanë, arrestohet

Një 40 vjeçar në kryeqytet është arrestuar nga policia për plagosjen e të vëllait. Uniformat blu kanë vënë në pranga shtetasin Arjol Llapushi.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në rrugën “Fredi Shega”, ku Llapushi për motive të dobëta ka plagosur me mjete prerëse të vëllain L.Ll, banues në Kodër Kamëz.

“Shërbimet e policisë të komisariatit nr.5, më datë 10.09.2017 arrestuan shtetasin Arjol Llapushi, 40 vjeç, banues në Kodër Kamëz.Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën “Fredi Shega”, në oborrin e banesës së tij, për motive të dobëta ka goditur me mjete prerëse vëllanë e tij, shtetasin L.Ll., 48 vjeç, banues në Kodër Kamëz”.

Llapushi akuzohet për veprat penale ‘plagosje me dashje” dhe “dhunë në familje”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Shoferi aksidentohet për vdekje në Sarandë, pasi automjeti del nga rruga

Një person është aksidentuar për vdekje në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin...
Read More