“Plagoset gazetari Ismet Drishti, administratori i “TV Zjarr” u sulmua nga një grup i maskuar”

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi përmes një statusi në profilin e saj në Facebook shprehet se Administratori i “TV Zjarr”, gazetari Ismet Drishti është sulmuar nga një grup i maskuar, me të cilët është përleshur e ka marrë dëmtime në kokë

Siç thotë edhe Vokshi ky është rasti i dytë që ambientet e këtij televizioni sulmohen. Deputetja drejton gishtin nga policia, e cila ende nuk ka zbardhur ngjarjen e 4 dhjetorit të 2017, ku studiot e televizionit ”Zjarr” u sulmuan dhe u plaçkitën gjatë natës.

Gazetari Drishti ka kërkuar ndihmën e policisë, por patrulla e parë policore ka mbërritur shumë vonë. Në përpjekje për të mbrojtur pronën dhe punën e tij, gazetari Ismet Drishti është përleshur me agresorët dhe ka pësuar lëndime të lehta në kokë.

Në 4 dhjetor të 2017, studiot e televizionit ”Zjarr” u sulmuan dhe u plaçkitën natën, ndërsa policia ende nuk ka asnjë të ndaluar.

Edhe sot, policia nuk ka bërë asnjë veprim për të sekuestruar kamerat e bizneseve përballë studiove të televizionit për të rënë në gjurmë të agresorëve.

Partia Demokratike e dënon me forcë sulmin dhe kërkon hetim të plotë e të shpejtë për ngjarjen e përsëritur kundër gazetarit Ismet Drishti, i njohur për qëndrimet kritike ndaj qeverisë.

Partia Demokratike ka nisur procesin e konsultimeve me shoqatat e gazetarëve dhe organizatat ndërkombëtare për hartimin e një rezolute parlamentare në mbrojtje të jetës dhe profesionit të gazetarëve ne Shqipëri.

BalkanWeb

 

Statusi i Plotë

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Një lagje e Tiranës del në dritë, Veliaj bën një premtim për ujin

  Veliaj: “Brenda 5 viteve, me planin tonë të investimeve, Tirana do...
Read More