Plagoset me armë pronari i një lokali në Ujin e Ftohtë, arratiset autori

Pronari i një lokali në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 51 vjeç, Duro Çaushaj, është plagosur me armë zjarri nga klient. Autori i krimit, E.V. 46 vjeç, pasi ka debatuar dhe me qëlluar, është arratisur dhe policia ka nisur kërkimet.

Policia e Shtetit njoftoi se më datë 7.12.2017, Salla Operative Vlorë është njoftuar prej Spitalit Rajonal Vlorë se atje ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore një shtetas i plagosur me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë pranë ambienteve të Spitalit dhe nga verifikimi ka rezultuar se shtetasi D.C., 51 vjeç, është plagosur (në këmbë), me armë zjarri gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta në lokalin e tij në lagjen ”Uji i Ftohtë” prej shtetasit E.V., 46 vjeç, (klient në lokal).

Policia ka bërë menjëherë shpalljen në kërkim të shtetasit E.V., dhe po punon për kapjen e ndalimin e tij si edhe për zbardhjen e sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shkruar Nga
More from Revista User

Melania Trump në gjurmët e Michelle, mbjell kopshtin e Shtëpisë së Bardhë

Melania Trump bëri të premten hapin a saj të parë në kopshtin...
Read More