Plagoset me thikë në Durrës, arrestohet daja dhe nipi

policia-nate

Një konflikt ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Durrësit ku ka mbetur i plagosur me thikë H.K,i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.13, e njohur si lagjia e plazhit.

Policia ka kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar A.K. 36 vjeç dhe E.P. 22 vjeç, banues në Shijak, të cilët kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin, dajë-nip.

A.K dhe E.P janë konfliktuar me pronarin e lokalit, D.B. Në momentin që ka ndodhur konflikti, në ambientet e lokalit ka qenë i pranishëm si klient edhe H.K., i cili ka tentuar të qetësojë situatën, por fatkeqësisht është plagosur.

Shkruar Nga
More from Revista User

”10 vjet shtet”, Dua Lipa: Urime, shihemi këtë vit

Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa ka...
Read More