Plagosi prindërit, ndërron jetë në spital 25-vjeçari

Ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit Nënë Tereza 25-vjeçari me inicialet B.S, i cili ishte vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte në gjendje të rënduar psikologjike pas një konflikti me prindërit e tij.

25-vjeçari mbërriti rreth orës 22:05 të së shtunës në ambientet e QSUT, por fatkeqësisht pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të shkaktuara nga rënia. Gjithashtu mbrëmjen e kaluar në spital kanë shkuar të plagosur me me mjet prerës, i ati, E.S, rreth 60-vjeç dhe e ëma, A.S, rreth 53-vjeç.

Nga hetimet e kryera deri tani rezulton se 25-vjeçari pas një grindje ka goditur babain dhe më pas nënën me thikë. Pas këtyre veprimeve 25-vjeçari është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Shkruar Nga
More from Revista User

Zbulohet skema si përgjoheshin shqiptarët në “Shtëpinë e Gjetheve”

Një pjesë e madhe e shqiptarëve të përgjuar nga sigurimi i shtetit...
Read More