Plagosja me armë zjarri në Laç, policia jep detaje: Ja kush ishte shënjestra e atentatit


policia-naten

Mbrëmjen e djeshme një person mbeti i plagosur me armë zjarri pranë bashkisë në qytetin e Laçit. Mësohet se i plagosuri është në gjendje të rëndë dhe është transportuar drejt Tiranës.

Ndërsa në njoftimin e saj policia bën me dije se i plagosuri është 28 vjeçari me iniciale L.R dhe vinte nga Tirana.

NJOFTIMI I POLICISE

Me datë 07.02.2017, është marrë njoftim se në Laç në qytet , ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se është plagosur me armë zjarri shtetasi L. R., 28 vjeç banues në Tiranë i cili është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë për kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe po heton për identifikimin e autorit/ve.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e tyre.

Shkruar Nga
More from Revista User

Raportohet se është mirë, rikthehet Selena Gomez

Pas lajmit të tmerrshëm që këngëtarja dhe aktorja dha para disa muajsh...
Read More