Plagosja në 2010, fqinji paguan 80 mijë euro për kokën e aktorit

80 mijë euro është paguar për kokën e Mishel Prela Manoku. Atentati ndaj aktorit 31-vjeçar, i cili mbeti i plagosur te shkolla “Partizani” në Tiranë, zbulohet se porositës ka Ervin Zallumi. Ky i fundit e ka dashur të vdekur aktorin Prela, pasi ai është personi që 31-vjeçari ka tentuar ta vrasë me thikë në vitin 2010.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu gjatë një konference mbi këtë ngjarje, theksoi se janë arrestuar 5 persona, mes të cilëve porositësi, ekzekutori dhe tre anëtarë të bandës. Ndaj 31-vjeçarit u qëllua tetë herë dhe në trup mori dy plumba por që arriti t’u mbijetojë. Mbrëmjen kur u krye atentati ndaj Mishel Prelës ka qenë Shkëlzen Buçi dhe Miklar Tola, ata të cilët kishin marrë përsipër vrasjen.

Nga 8 të shtënat vetëm dy plumba kapën Mishel prelën, duke e lënë atë të plagosur. Më pas Buçi dhe Tola u larguan nga vendi i ngjarjes me një makinë, të ndihmuar nga 41-vjeçari Trim Hidri, ndërkohë që mendohet se Ermir Tola, vëllai i Miklar Tolës, ka informuar grupin për rrugën që ka ndjekur Mishel Prela.

Ngjarja

Gjatë një konferencë për shtyp, Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu, ka zbuluar se si nga ndodhur ndodhjes ngjarja. Veliu u shpreh se nga operacioni “Pagesa” janë arrestuar autorët dhe bashkëpunëtorët e tentativës së vrasjes me armë të Mishel Preles. “24 orë nga ngjarja policia e ka zbardhur atë dhe ka arrestuar anëtarët e grupit, duke filluar nga porositësi, ekzekutori dhe përkrahësit pas kryerjes së krimit. Më konkretisht Ervin Zallumin nga Tirana.

Ky shtetas është personi që ka porositur vrasjen e shtetasit Mishel Prela, kundrejt shumës prej 80.000 euro, shumë të cilën do t’ia jepte shtetasit Shkëlzen Buçi dhe bashkëpuntorve të tij. Shkëlzen Buçi, 34 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë, i cila ka qenë në rolin e ekzekutorit , të cilit i është gjendur dhe sekuestruar arma e krimit. Miklar Tola, i cili është bashkëpuntor në tentativën e vrasjes.

Trim Hidri, i cili ka bërë të mundur largimin nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së krimit, të autorëve të krimit. Ermir Tola pjestar aktiv i këtij grupi kriminal”. Shkak mbi këtë atentat, policia ka dhënë hakmarrjen por pa zbuluar më shumë.

Pse u porosit atentati

Atentati që përfundoi me plagosjen e aktorit Mishel Manoku (Prela) ishte porositur me qëllim vrasjen e tij, kundrejt shumës prej 80 mijë eurove. Në pranga sipas policisë janë vënë, porositësi, ekzekutori dhe bashkëpunëtorët e tyre, të cilët janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Policia e theksoi se porositësi i ngjarjes, Ervin Zallumi e ka dashur të vdekur aktorin Prela por nuk dha asnjë detaj dhe konfliktin mes palëve.

Burime bëjnë me dije se vrasja e aktorit është porositur pasi ka qenë aktori 31-vjeçar, ai i cili ka tentuar ta vrasë me thikë Ervin Zallumin në vitin 2010, një ngjarje e cila nuk u harrua nga Zallumi. Vetë policia, pranoi gjatë konferencës për media se motivi i vrasjes së mbetur në tentativë është hakmarrja, por pa e specifikur se për çfarë hakmarrje bëhej fjalë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Sulm me armë në një azil të moshuarish në Francë

Franca sërish në gjendje alarmi pasi një grua u gjet e vdekur...
Read More