Plagosja në Laç, si ndodhi sherri mes 4 të rinjve dhe pronarit të lokalit

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me plagosjen e pronarit të një lokali në Laç mbrëmjen e djeshme. Burime për BalkanWeb kanë zbuluar se ishin 4 të rinj ata që shkuan në lokalin e Rudolf Tomës me një automjet tip “Benz”.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se 4 të rinjtë u konfliktuan me pronarin brenda lokalit dhe më pas një prej tyre nxorri armën dhe qëlloi mbi Tomën.

Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një konflikt çasti apo të hershëm ndërkohë Rudolf Toma ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë

Ngjarja ndodhi mbrëmë

Laç – Me datë 07.09.2017 , rreth orës 22:15 , është marrë njoftim se në lagjen Nr.3 Laç, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se ka mbetur i plagosur shtetasi R.T. 32 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shkruar Nga
More from Revista User

Vdekja e 15-vjeçares në Ksamil, gjenden gjurmë

Ngjarja e rëndë në Ksamil, ku turistja 15 vjeçare nga rusia humbi...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.