Plagosja në Shëngjin/ Akuzojnë nipat e ish-deputetit. Reagon Arben Ndoka

Një prej personave të plagosur pasditen e djeshme në Shëngjin është plagosur edhe më 25 qershor. Bëhet fjalë për Florian Dushkun, i cili u godit me qytën e pistoletës ditën e zgjedhjeve nga nipi i Arben Ndokës. Dushku, njihet si simpatizant i LSI-së dhe përplasja asokohe ka ndodhur ne qendren e votimit te Shëngjinit.

Lidhur me atentatin e djeshëm, mësohet se dy të rinjtë Samet Bercaj 19 vjeç dhe Florian Dushku 28 vjeç janë qëlluar me armë zjarri në gjymtyret e poshtme teksa shëtisnin në trotuarin e qytetit bregdetar. Policia tha se autorët e krimit udhëtonin me një makinë dhe pasi kanë qëlluar disa here me pistolete janë larguar.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lezhës ku edhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka ngritur postoblloqe në kërkim të autoreve ndërsa në ndihmë të policisë së Lezhës erdhen edhe 2 furgonë me trupa te FNSH.

Shkruar Nga
More from Revista User

Përfituan pensione në mënyrë të paligjshme, rrezikojnë burgun

Ata që kanë përfituar pensione në mënyrë të paligjshme me dokumente false...
Read More