Plas sherri në Komisionin e Sigurisë, Ndreu: Ti do rrahur. Salianji: Nuk pyes për asnjë bandit

Dy deputetë socialistë e kanë kërcënuar sot deputetin e PD, Ervin Salianji, në komisionin e Sigurisë. Pyetja që Salianji i drejtoi ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, për buxhetin e ushtrisë, nuk i pëlqeu Xhaçkës, së cilës i kanë dalë në krah dy ish-oficerët e lartë të Policisë, Paulin Stërkaj dhe Pjerin Ndreu.

Ervin Salianji e pyeti ministren Xhaçka: “A ju duhet më shumë buxhet për të kontrolluar ish-repartet ushtarake, që përdoren për magazinim droge? A ju duhet më shumë buxhet për të vendosur në funksion radarët?!”

Por, përgjigjen pyetjes ia ka kthyer ndryshe, Paulind Stërkaj: Je bilbil mali! Se vetëm për të folur ke ardhur.

Kurse, Pjerin Ndreu, pa mikrofon, iu kthye Salianjit: Mos i provoke të gjithë se do të hash dajak! Ti do rrahur!

Paulin Stërkaj ka vazhduar, duke i kujtuar Salianjit:… Unë bëj mundje, boks edhe karate. Mos më bëj mua presion!

Pjerin Ndreu nga ana tjetër iu ka kthyer deputetit demokrat: Rri more urtë se je bërë provokator i keq! Rri more urtë, nuk e shikon çfarë është bërë në të kaluarën?!

Salianji ia ka pritur: Nuk pyes dhe s’kam frikë nga asnjë bandit!

DEBATI
Salianji pyet Xhaçkën: A ju duhet me shume buxhet për te kontrolluar ish repartet ushtarake qe perdoren per magazinim droge? A ju duhet me shume buxhet per te vendosur ne funksion radaret…. Sterkaj: Je bilbil mali. Se vetëm për të folur ke ardhur.

Pjerin Ndreu (pa mikrofon): Mos i provoko të gjithë se do hash dajak. Ti do rrahur.

Sterkaj-Salianjit: Unë bëj mundje, boks edhe karate. Mos më bëj mua presion.

Pjerin Ndreu: Rri more urtë se je bërë provokator i keq, rri more urtë nuk e shikon çfarë është bërë në të kaluarën.

Salianji: Nuk pyes dhe skam frike nga asnje bandit me ose pa pushtet.

Shkruar Nga
More from Revista User

Zjarr masiv në Kodër Mzez, 20 zjarrfikës ‘luftë’ me flakët me lopata

Një zjarr masiv ka rënë në Kodër Mzez në zonën e Kasharit...
Read More