Plazhi, Policia Rrugore njofton masat për Lezhën. Janë vendosur 4500 gjoba

Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash në Qarkun e Lezhës për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Sipas njoftimit,

– Janë caktuar shërbime shtesë të policisë rrugore të planizuar për nevojat e trafikut gjatë sezonit veror 2017 si dhe është bashkëpunuar me Policinë e Kosoves për shërbime të përbashkëta.

– Përparësi kanë pushuesit vendas dhe të huaj ku punonjësi i policisë duhet të tregojë kulturë, etikë, profesionalizëm në bazë të ligjit.

– Akset rrugore bregdetare do të mbahen nën vëshgim me patrullime të shpeshta me qëllim normalizimin e trafikut dhe ndërhyrjen në kohe sa më të shpejtë në rastet emergjente.

Policia bën me dije se deri në datën 30 shtator 2017, gjatë fundjavës, duke filluar në oraret 09:00-14:00 e ditës së Shtunë dhe në oraret 12:00-00:00 e ditës së Diel, do të ndalohet (kufizohet) qarkullimi:

I mjeteve rrugore të cilët transportojnë mallra me peshë të përgjithshme të autorizuar mbi 7.500 kg.
I mjeteve rrugore me ngarkesë të pandashme me gjatësi më të madhe se 12 m.
I mjeteve rrugore ose bujqësore që kanë shpejtësi më të vogël se 40 km/orë.
I mjeteve rrugore që shërbejnë për kursantët e autoshkollave mesimore.
Segmentet rrugore ku nuk do të lejohet qarkullimi i këtyre mjeteve në oraret e përcaktuara më sipër, janë:

– Lezhë – Shkodër

– Lezhë – Shëngjin

– Lezhë – Patok

– Lezhë – Tale

– Lezhë – Kryqëzimi i Milotit

Gjithashtu , Policia e Lezhës kërkon bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e drejtuesve , që për të shmangur krijimin e trafikut të rënduar nga fluksi i lartë i mjeteve , në raste nevoje , të mos përdorin aksin kryesor të rruges por dytësorë, sic janë :

-Rruga dytësore Milot Zejmen Lezhë dhe anasjelltas

– Rruga dytësore ” Ishull – Shëngjin” që lidhet me autostraden për të shmangur fluksin e lartë të mjeteve në kthim nga Shëngjini.

– Dalja nga Shëngjini duhet të bëhet në krahun e djathtë të rrugës, në drejtim dhe marrje të Rrotondos të Ishull – Shëngjinit

-Të respektohen sinjalistika rrugore dhe sinjalistika orientuese që jepet nga punonjësit e policisë

Gjatë periudhës së sezonit turistik, deri më sot, nga Policia Rrugore janë vendosur 4500 masa administrative për shkelje të ndryshme (parakalim i gabuar, mosvendosje e rripit të sigurimit, përdorim i telefonit, shpejtësi etj) , janë tërhequr 310 leje drejtimi si dhe janë arrestuar 27 shtetas për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” parashikuar nga nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe pushuesve që të vihen në dijeni për këto masa me qëllim mbarëvajtjen me sukses dhe ruajtjet e rendit e të sigurisë rrugore gjatë gjithë sezonit turistik të këtij viti.

Shkruar Nga
More from Revista User

Gruaja e Michael Buble rrëfen muajt e vështirë, kur i vogli i tyre luftonte me kancerin

Bashkëshortja e këngëtarit Michael Buble, ka përshkruar momentet e vështira që ka...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *