“Plein Air 2”, çelet sot ekspozita me punimet e 12 peisazhistëve shqiptarë

dickey-ridge-plein-air-2

Dymbëdhjetë artistët e grupimit “Artistët e Plein Air” çelin sot ekspozitën në Muzeun Historik Kombëtar. Ekspozita e dytë që vjen nga piktorët, që janë pjesë e këtij grupimi, të cilët përmes saj kanë si qëllim të prezantojnë vetëm tablo me peisazhin shqiptar. Edhe një vit më parë kur këta artistë u prezantuan me krijimtarinë e tyre për publikun u përcollën me interes, por dhe këtë vit tablotë e tyre janë me një larmi të madhe, peisazhi i vendeve të ndryshme është në veprat të cilat mbajnë emrin e peisazhistëve të njohur shqiptarë. Këtë herë për ekspozitën vjetore në pikturë “Plein Air 2”, që çelet në sallën e ekspozitave të Muzeut Historik Kombëtar përveç peizazhit shqiptar që zë pjesën më të madhe në punime, nuk mungojnë dhe disa tablo me peizazhe të shteteve përreth. Të 60 veprat e realizuara nga 12 peisazhistët e njohur janë realizime të vitit 2016. Për publikun ekspozohen veprat në pikturë të autorëve Agron Dine, Agron Polovina, Arsen Kurti, Buron Kaceli, Kujtim Buza, Nikolin Ivanaj, Pashk Përvathi, Qamil Prizreni, Sadik Kasa, Sefedin Stafa, Vangjo Vasali dhe Xheneta Kadillari. Këtë vit ekspozita është e kuruar nga piktori i njohur Pashk Përvathi. “Janë 60 vepra, që prezantohen në ekspozitë, dhe këta janë peisazhistët më të njohur të Shqipërisë. Ekspozita “Plein Air 2” ishte menduar për tu çelur më herët, por për shkak të sallave se ishin të zëna e sjellim tani për publikun”, tregon kuratori dhe piktori Pashk Përvathi. Përgjatë këtij viti piktorët që janë pjesë e këtij grupimi kanë udhëtuar në vende të ndryshme për të sjellë peisazhin shqiptar në tablo, një punë krijuese e cila gjithmonë është vlerësuar në aktivitetin e tyre artistik dhe këtë herë premton shumë për artistët. Këtë vit secili prej piktorëve pjesëmarrës do të prezantojë pesë vepra pikture dhe katalogu i ekspozitës për botim është mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës.

Shkruar Nga
More from Revista User

Punëtori aksidentohet në kokë gjatë punës, arrestohet biznesmeni në Korçë

Një punëtor është aksidentuar gjatë punës në një firmë të prodhimit të...
Read More