Plotësohen kuotat – Mjekësia mbyll regjistrimet, degët e tjera mundësi regjistrimi në fazën e dytë

Ndërsa në të gjitha Universitetet e vendit vijojnë fazat e regjistrimit të fituesve, dega e Mjekësisë në Tiranë, një ndër më të kërkuarat, tashmë e ka përfunduar këtë proces.

Rektori i Universitetit, Arben Gjata, bën të ditur se në Mjekësi janë plotësuar të gjitha kuotat, ndërsa mesatarja e fituesve ka qenë tepër e lartë, mbi 9.9.

Gjata: “Ne nuk kemi pasur asnjë ankesë pas daljes së listës së studentëve për përllogaritjet. Kemi mbyllur plotësisht regjistrimet në degën Mjekësi, pra nuk ka asnjë kuotë të lirë, janë 270 kuota”.

Por krejt e kundërta ka ndodhur me dy degët Teknik Laboratori dhe Shëndet Publik, ku nuk ka pasur asnjë regjistrim.

Gjata: “Janë dy programe Teknik laboratori dhe Shëndeti publik, të cilat nuk kanë regjistrime ende. Besoj se kjo vjen si pasojë e kërkesës për shumë degë të Universitetit të Mjekësisë, kështu që ata që renditen të parët në të gjithë programet e studimit kanë qenë më të mirët dhe përgjithësisht kanë zgjedhur Mjekësinë dhe kjo bën që një pjesë e ketyrë të mbeten”.

Rektori Gjata u bën thirrje të rinjve që të aplikojnë për degët e Universitetit të Mjekësisë, pasi në fazën e dytë do të ketë mundësi regjistrimi edhe për kandidatët me mesatare më të ulët se nota 9.

Gjata: “Unë besoj që në një pjesë të këtyre degëve në fazën e dytë duke qenë se këta që kanë marrë rezultate shumë të larta kanë zgjedhur degët e tyre do ketë mundësi për të fituar edhe me mesatare më të ulëta sepse zakonisht këta që kanë fituar janë me mesatare mbi 9.9. Pra dhe në Farmaci dhe në degë të tjera do ketë shumë mundësi regjistrimi dhe në qoftë se aplikohet me mesatare më të ulëta se sa mesataret shumë të larta qëka pasur mjekësia zakonisht”.

Pas datës 6 shtator në Universitete do të nisin edhe procedurat për transferimin e studimeve.

Shkruar Nga
More from Revista User

Pesë shenja që tregojnë se lidhja juaj ka përfunduar

Nganjëherë është e dukshme që lidhjes suaj po i vjen fundi. Të...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.