Plumb në kafkë nipit 12-vjeçar të Shtrazës



DENIS-SHTARZA-MASANjë fëmijë 12-vjeçar është plagosur me plumb rikoshet mëngjesin e të enjtes.

Ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen nr. 1 në Durrës ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së Denis Shtrazës.

“Për pasojë, ka mbetur i plagosur nga një plumb rikoshet fëmija 12 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën”, bën të ditur Policia e Durrësit.

Sipas informacioneve paraprake, policia po kryen veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Mësohet se fëmija i plagosur është nipi i Denis Shtrazës.

Ky i fundit është arrestuar pasi dyshohet se ka gisht në rrëmbimin dhe vrasjen e Gaz Çollakut.

Disa media thonë se Shtraza është mik i Emiljano Shullazit.

Kështu, seriali i vrasjeve dhe i dhunës me epiqendër Durrësin duket se nuk ka ndërmend të ndalet.

Burimet thonë se fëmija ka mbërritur në Spitalin e Traumës në Tiranë në mesnatë.

Plumbi i kishte shpuar kafkën.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Sovraniteti i interesave

“Interesi i flet të gjitha gjuhët dhe reciton të gjitha rolet, edhe...
Read More