Po afron Lufta e Tretë Botërore? Edhe Japonia blen raketa

Japonia ka nisur të blejë raketa për t’u mbrojtur nga Koreja e Veriut.

Sipas Daily Star, armatimi i ri vjen mes frikës se rajoni do zhytet në konflikt.

Ndërkohë nga Koreja e Veriut kanë ardhur deklarata aspak të mira sa i përket paqes në botë.

Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut ka thënë së fundmi se lufta është bërë e pashmangshme pas “kërcënimeve nga Shtetet e Bashkuara dhe stërvitjet e mëdha ushtarake, të cilat janë duke u kryer nga SHBA-ja dhe Koreja e Jugut”.

“Shpërthimi i luftës është bërë ‘një fakt i vërtetuar’”, ka thënë zyrtari koreanoverior.

Zyrtari fajësoi “luftën kundër terrorizmit” dhe “stërvitjen e përbashkët më e madhe ndonjëherë ajrore” mes SHBA dhe Koresë së Jugut për shtyrjen e gadishullin në prag të një lufte të mundshme.

Deklarata u botua nga agjencia e lajmeve KCNA e Koresë së Veriut, duke iu referua komenteve të Mike Pompeo, drejtorit të CIA-s, i cili tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, nuk e kupton se sa serioze është gjendja aktuale në Azinë Verilindore.

Ndërkohë në galerinë e mësipërme ndiqni disa foto të rralla brenda Koresë së Veriut.

A nuk ju kujtojnë Shqipërinë në ditët e fundit të komunizmit?

Shkruar Nga
More from Redaksia

Skëndërbeu-Dinamo e Zagrebit, masat e sigurisë dhe akset rrugore që do të bllokohen

  Policia e Elbasanit ka ndërmarrë një sërë masash në prag të...
Read More