“Po shkojmë drejt një katastrofe planetare”

Kriza bërthamore e Koresë së Veriut mund të çojë drejt një katastrofe planetare.

Kështu paralajmëroi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Duke folur pas një samiti në Kinë, presidenti rus e quajti një akt provokativ testimin e fundit bërthamor të shtetit komunist.

Por ai tha se sanksionet e panevojshme dhe joeficente mund të përshkallëzojnë tensionet.

“Kjo mund të çojë në një katastrofë planetare me një numër të madh viktimash,” tha Putin.

Komentet e tij vijnë në një kohë kur SHBA ka deklaruar se Koreja e Veriut ‘po lutet për luftë’.

Ndërkohë Koreja e Jugut ka nisur një stërvitje ushtarake ku përfshihen anije dhe avionë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Robert Berisha “tradhton” Nora Istrefin, shikoni se çfarë bën

Para pak muajve ka fituar edhe epitetin e këngëtarit, madje ka lansuar...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.