“Po vjen raketa balistike, gjeni strehim”: Kush i terrorizoi banorët e Havait?

Një punonjës i Mbrojtjes Civile do të ritrajnohet pas një gafe shokuese të shtunën në mëngjes.

Një mesazh paralajmërues për një raketë balistike përfundoi në celularët e mijëra njerëzve në Havai.

Autoritetet thonë se punonjësi shtypi butonin e gabuar.

Në mënyrë të pabesueshme, autoritetet thonë se punonjësi as ia kishte idenë për gabimin, deri kur mesazhi nisi të shfaqej në celularët e personave të tjerë në qendrën e komandës së Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave në Havai.

Autoritetet kërkuan falje dhe thanë se personi që e bëri ndjehet shumë keq, pasi nuk e bëri me qëllim.

Në mesazhin që mbërriti nëpër celularë thuhej: “Një raketë balistike rrezikon Havain. Kërkoni strehim menjëherë. Kjo nuk është stërvitje”.

Paniku që përfshiu banorët nuk ka të përshkruar.

Disa i futën fëmijët nëpër puseta (VIDEO ME POSHTE).

Mesazhi u shfaq nëpër ekrane televizive dhe ndeshjet live u ndaluan.

Aktori Jim Carrey, që ishte në Havai, tha se u zgjua nga gjumi duke menduar se i kishin mbetur dhjetë minuta jetë.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

UET finalizon reformën e menaxhimit, ja ekipi i ri akademik 2018- 2022, rektori Gjuraj për dekretim te Presidenti Meta

Universiteti Europian i Tiranës ka prezantuar dje, në një ceremoni zyrtare, ekipin...
Read More