Po zbardhen dy vjet përgjime të bandës Habilaj

Prokurorët e Krimeve të Rënda po verifikojnë të gjitha tabulatet telefonike mes Tahirit dhe vllezërve Habilajve. Koha kur prokuroria është përqëndruar për të kontrolluar tabulatet varion nga viti 2013 deri në vitin 2015. Sipas prokurorisë kjo është periudha kur Tahiri ka pasur komunikime me vllezërit Habilaj.

Ndërkohë pas publikimit në media të miqësisë Habilaj-Tahiri dhe pretendimeve të Dritan Zaganit, se makina e ish-ministrit përdorej nga një grup kriminal në Vlorë, prokuroria thotë se komunikimet telefonike mes tyre janë ndërprerë. Prokuroria nuk e ka të qartë se se në çfarë forme është është kryer komunikimi mes Habiljave dhe Tahirit, por mes tyre nuk ka pasur më komunikime telefonike. Sipas prokurorisë janë duke verifikuar me imtësi të plotë, të gjitha këto komunikime, dhe se në kohët në vijim do kërkojnë të kryejnë dhe verifikime të tjera në disa drejtime.

Shkruar Nga
More from Revista User

Përfshihen nga flakët pyjet e Lezhës, forcat zjarrfikëse dhe ushtria në aksion për shuarjen e tyre

Një zjarr i madh ka përfshirë pyjet e Lezhës. Zjarri ka rënë...
Read More