Poeteka në Eurozinë: Për letërsinë e re shqiptare dhe disidencën

“Eurozinë”, një nga rrjetet më të rëndësishme të revistave kulturore të kontinentit tonë, propozon sërish që vëmendja e lexuesve europianë që ndjekin faqet e saj, të qëndrojë edhe mbi letërsisë shqipe. Është hera e tretë në krye të dy vjetëve, që Eurozinë veçon revistën shqiptare “Poeteka” dhe autorët e botuar në faqet e saj, duke e çuar në 12 numrin e autorëve të rekomanduar.

“Eurozinë”, një nga rrjetet më të rëndësishme të revistave kulturore të kontinentit tonë, propozon sërish që vëmendja e lexuesve europianë që ndjekin faqet e saj, të qëndrojë edhe mbi letërsisë shqipe. Është hera e tretë në krye të dy vjetëve, që Eurozinë veçon revistën shqiptare “Poeteka” dhe autorët e botuar në faqet e saj, duke e çuar në 12 numrin e autorëve të rekomanduar. Për secilin shkrimtar jepet një shënim mbi thelbin e krijimtarisë së paraqitur në No 46/2017. Në komentet e para revista “Poeteka” ishte përkrah revistave europiane të tjera me ndikim në kulturën e vendeve ku botohen, të tilla si “Esprit”, “Vagant” e “Nova Istria”, ndërkohë që paraqitja e No. 46/ 2017 e vuri revistën shqiptare krahas revistave si Glänta (Suedi, ) La Revue nouvelle (Belgjkë), Kulturos Barai (Lituani), Merkur (Gjermani), Czas Kultury (Poloni), New Literary Observer (Rusi) etj. Në edicionet e kaluara “Eurozinë” shkruan mbi krijimtarinë e shkrimtarit Arian Leka, i cili kthehet në vitin 1966, një vit para se Shqipëria komuniste të ndalonte me ligj besimin dhe predikimin fetar, të shembte kisha, xhami e teqe dhe të përndiqte, të persekutonte dhe madje të vriste klerikët, duke i dhënë fund lirisë së besimit në Zot. Emri që i vunë autorit prindërit e tij (Arian) nuk gjendej në listën zyrtare të emrave që lejoheshin për të porsalindurit, listë në të cilën emrat e kalendarit religjioz po zëvendësoheshin me emra mbretërish ilirë apo emra me kuptim ideologjik. Mësuesit ndërkohë do e detyronin me forcë autorin e lindur mëngjarash, të shkruante patjetër me dorën e djathtë (ç’ironi: një vend i majtë që të detyron të shkruash me të djathtën!). Arian Leka në tekstin e tij rrëfen historinë personale të ndërthurur me historinë kolektive të shqiptarëve dhe mandej, ai kujton pyetjen e Milan Kunderës për disidentët në Çekosllovaki, duke pyetur: a janë disidentët e sotëm duke u përpjekur të fitojnë zemrat e gjyqtarëve të së nesërmes? Por numri dimëror i “Poeteka” No. 46/, që shënon njëkohësisht edhe vitin e 13-të të botimit të revistës, ka përcjellë një përshkrim shumë inkurajues nga Eurozinë, duke veçuar disa nga autorët dhe tekstet e botuara në këtë edicion. Si partnere e rrjetit të revistave kulturore europiane, Poeteka ka vite që bën udhëtimin e saj në këtë familje europiane kulturore, duke ngulmuar dhe kontribuar denjësisht me përmbajtjen dhe risitë e saj.

Në këtë botim “Poeteka” ka sjellë një përmbajtje tejet interesante dhe shumë të gjerë, ku 31 autorët dhe përkthyesit pjesëmarrës ofrojnë lëndë të plotë për lexuesin e gjerë dhe atë të specializuar, duke ofruar ese – tregime dhe poezi bashkëkohore shqiptare – përkthime të autorëve europianë e nga Amerika latine – kritikë letrare – letërsi nga Ballkani – recensione – 4 studime në albanologji, si artikuj kushtuar Martin Camajt, rastit atipik të romanit “Dranja”, përballë detit (nga dr. Silvana Leka), Musine Kokalarit – “Muzë” së rezistencës antikomuniste (nga dr. Dorian Koçi) apo miteve në muzikën shqiptare (nga dr. Blerina Shalari), një recension nga akademik Luan Starova mbi romanin “Gjarpri i Shtëpisë” të Arian Lekës, me rastin e botimit në gjuhën maqedonase, dokumente dhe faksimile në 115-vjetorin e lindjes të dramaturgut, përkthyesit dhe publicistit Ethem Haxhiademin (Elbasan, 8 mars 1902 – Burgu i Burrelit, 17 mars 1965), ku një vend mjaft të veçantë si përzgjedhje zënë shënimet kritike nga disa prej penave më të njohura mes viteve ’30–40, si Valgjel Koça, Namik Resuli, Jani Lili, Sterjo Spasse, Vedat Kokona, Muhamet Bala, Elvira Tarro, Jup Kastrati. Ja çfarë shkruan Eurozinë: “Letërsia bashkëkohore e Ballkanit është nihiliste që nga fillimi e deri në fund”, shkruan Shpëtim Selmani në numrin e ri të revistës letrare shqiptare “Poeteka”, duke shprehur keqardhjen për rrënimin që sjell nacionalizmi dhe gjendjen e rëndë të shoqërisë. Kontribuuesit e Poetekës shkojnë kah mundësive të tjera për t’i shmangur këto gracka lokale. Rrëfimet e tyre enden disi të lira në kohë dhe në hapësirë, me protagonistë të paidentifikuar të një identiteti të skicuar-ashpër dhe të paqartë. Fluturimet imagjinare të këtij lloji janë gjithnjë e më shumë të zakonshme në krijimet shqiptare, siç është ai që lidhet për shembull me romanin e fundit të zhanrit fantastik dhe nën-human “Ameba” të Rigel Rizajt. Fiction: Rrëfimi “Ekuinoks” i Ben Andonit flet rreth kontaktit të një antropologu me një fis në një kontinent të paidentifikuar dhe përpjekjet e vazhdueshme për të paqtuar qiejt dhe për të penguar ekspeditat ndëshkuese të ‘njeriut të zi “i cili periodikisht vjen të plaçkitë prodhimet e tyre. Në fakt, ata e prisnin, sepse llogaritjet e tyre e lidhnin atë me kohën kur yjet ishin në një pozicion të caktuar dhe atë ditën e Perëndisë kur ajo barazohej me natën”. Bariu i tyre profetik nuk është në gjendje për t’i mbrojtur ata nga një cikël i përsëritur i shkatërrimit.

Eneida Mjeshtri kontribuon me një pjesë prej tregimeve të numrit: një vajzë e zhveshur dhe një grua përballen me njëra-tjetrën në një dhomë të errët gjatë natës, nën sfondin e britmës së një bufi që na përcjell një prani ogurzezë. Vajza ka në plan të udhëtojë për dashuri. “Më vjen mirë që nuk do të shoh më gjysmë njerëz, apo gjysmë botëra. Jam e kënaqur që nuk do të ketë gardhe si këto që na mbajnë ne të ngërthyera”. Gruaja e inkurajon atë, por ekziston një ndjenjë se shfrytëzimi i vajzës është i mallkuar. Dhe në një bisedë për tre zëra të pagjini, një personazhi i kërkohet të dalë dhe të përballet me gjykimin, por cili i gjykon ata ose pse mbetet i fshehur, në një mister ankthi të fajit. Në “Paramour” e Bledar Kurtit, një grua po bën dush me të dashurin e saj, i cili rezulton të jetë politikan, me gjasa kryeministri i ardhshëm shqiptar. Ai është i prirur ta braktisë atë teksa i premton një qëndrim të rehatshëm, por ajo dëshiron thjesht dashurinë e tij. Njeriu duhet të zgjedhë, por ne mbetemi në dyshim se si përfundon kjo histori e pushtetit dhe mashtrimit.

Historia letrare: Poeteka me shumë zell vazhdon objektivin e saj të rikujtimit të traditave të kaluara të letërsisë shqiptare, që janë dëmtuar me kohë, por edhe janë harruar, siç dëshmon edhe rasti i Et’hem Haxhiademit, dramaturgu dhe përkthyesi i Virgjilit, i cili u arrestua në vitin 1947 dhe vdiq në burg në vitin 1965 dhe që nderohet në POETEKA 46. Këtij autori iu kushtua vendi i veçantë në botimet e vitit 2017, që përkon me 115 e lindjes së tij, datë e cila u kalua thuajse në heshtje për autorin, që për gjysmë shekulli u cilësua si “armik i popullit”, duke ia ndaluar veprën letrare nga botimi dhe nga skena teatrore. Mbesa e tij, Hortensia Haxhiademi, sjell rrëfimet për të, duke e kujtuar me këto fjalë: “Gjyshi ishte për mue–fllad vargjesh e dhimbjesh. Si nji e vërtetë në kufijtë e legjendës…Gjyshi ishte ai që papritmas shfaqej në leksionin e letërsisë së gjimnazit tim… e më buzëqeshte Et’hem Haxhiademi, pse ishte aq i madh sa e përmendnin gjithsesi, edhe në nji histori Letrash të tjetërsueme e të shëmtueme. Ai tok me ca klasikë të tjerë të Mëdhenj…!

Nji shoqe më pyeti nji ditë në klasë gjithë shqetësim: ‘Është një Haxhiadem në kët leksion, a mos ka lidhje me ty!?’. Unë thjesht i buzëqesha dhe i thashë: ‘Po, asht im gjysh!’. Shoqja ime e ngushtë s’ma kuptoi buzqeshjen, dhe më shihte e hutume! “Po, flitet keq për të!!”–më tha, ndërsa unë vazhdoja t’i buzëqeshja tinëz…Si t’ia shpjegoja shoqes sime të vogël që unë e njihja ndryshe!! Se ato që mësonim ishin nji gënjeshtër e madhe!! Veçse mendova: ‘Ka me ardhë nji ditë që të flitet drejt për Të!’”.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Kristiano Ronaldo nuk i kalon testet ideologjike

Nga Klementin Mile Buja e madhe me të cilën po shoqërohet kalimi i...
Read More