Pogradec, dhunoi zyrat e bashkisë, arrestohet 15 vjeçari

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një 15-vjeçar, i cili dyshohet se është autori i dhunimit të zyrave të bashkië në këtë qytet disa ditë më parë. Sipas uniformave blu është arrestuar E. Sulejmani nga Korça, i cili ka qenë i dënuar edhe herë tjeter për vjedhje.

Ngjarja ndodhi në 26 janar, ku në total u dëmtuan rreth 12 zyra, mes të cilave edhe ato të Punës dhe Sigurimeve shoqërore ku mbahen dokumente të rëndësishme për qytetarët.

Në njofimin e policisë thuhet se: Në vijim të informacionit paraprak datë 26.01.2018, i cili bën fjalë për dëmtimin e dyerve të disa zyrave në ambjentet e brendshme të Bashkisë Pogradec, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë të mundur identifikimin dhe ndalimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje, shtetasit : E.S., 15 vjeç, banues në Pogradec, i dënuar më parë për “Vjedhje”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Lamtumirë Sokol Baraj! Sot homazhet në nder të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit

Mbahen sot homazhet në nder të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Sokol...
Read More