Pogradec, gjendet e pajetë dhe me fraktura 67 vjeçarja

Një 67 vjeçare është gjetur e pajetë në lagjen Nr.1 të Pogradecit. Policia bën me dije se trupi i pajetë i përket shtetases me iniciale I.Ç.

“Nga të dhënat e para dyshohet se kjo shtetase mund të jetë hedhur nga pallati, pasi nga këqyrja paraprake e trupit të së ndjerës, janë konstatuar dëmtime trupore dhe thyerje të gjymtyrëve të poshtme”, sqaron policia lokale.

Në bazë të deklarimeve të marra nga bashkëshorti i saj shtetasi A.Ç, rezulton se shtetasja e mësipërme, vuante nga depresioni dhe ishte larguar nga banesa mbrëmjen e djeshme.

Trupi i saj është dërguar në morgun e Spitalit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shkruar Nga
More from Revista User

Greqia ka mundësi për zgjidhjen e çështjes së emrit me Shkupin

Këtë vit, Greqia ka një dritare mundësie për zgjidhjen e çështjes së...
Read More