Pogradec – U akuzua për përdhunimin e 15 vjeçares, familjarët: Ligori i pafajshëm!

Pas denoncimit të një 15 vjeçare në Pogradec, sipas të cilës ishte përdhunuar nga fqinji i saj, kanë reaguar familjarët e 55 vjeçari, i cili u arrestua nga policia abuzim me të miturën. Vajza e 55 vjeçarit thotë se babai i saj është i pafajshëm dhe duhet të lirohet sa më shpejt nga burgu.

Vajza e 55 vjecarit: Babi im është i pafajshëm, duhet të lirohet sa më shpejt sepse po mbahet kot në burg. Vajza që ka denoncuar e mbanim me bukë sepse jetonte në kushte të vështira ekonomike. Nuk e dimë me kë e ka fëmijën. Le ta gjejë drejtësia. Po na shkatërrojnë familjen.

Në prangat e policisë ka përfunduar shtetasi Ligor B. “Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të bërë më datë 14.10.2017 në prani edhe të psikologes, nga një shtetase 15-vjeçare, e cila ka deklaruar se shtetasi i mësipërm në muajin mars të vitit 2017, ka kryer me këtë të fundit në banesën e saj, marrëdhënie seksuale me dhunë dhe për pasojë kjo shtetase ka ngelur shtatzënë”.

Shkruar Nga
More from Revista User

35 vjeçarja shfaqet shpërthyese në të verdha

Ajo kurrë nuk ka pasur frikë të tregojë format e saj në...
Read More