Policia aksion gjatë natës, një i ri i dehur tenton t’i shmanget aparatit

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar aksionin për kontrollin e drejtuesve të mjeteve në fundjavë. Mbrëmjen e djeshme policia ka shoqëruar dy drejtues mjetesh, një grua dhe një 31-vjeçar në gjendje të dehur.

Një i ri ka tentuar dy herë që t’i bëjë hile aparatit duke mos e çuar deri në fund frymëmarrjen por me këmbënguljen e efektivëve më në fund testi është kryer me sukses duke e nxjerrë tejet të dehur, megjithatë shoferi ka mohuar se ka pirë.

Po kështu janë pezulluar 17 leje drejtimi për shpejtësi tej normave. Dy rastet në gjendje të dehur janë konstatuar tek Parlamenti: 0.65 mg/l, një zonjë duke drejtuar mjetin; 2.40 mg/, një 31-vjeçar në gjendje tejet të dehur.

Në autostradën Durrës –Tiranë Policia Rrugore e Tiranës ka konstatuar me radar disa drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara.

17 leje drejtimi të pezulluara për shpejtësi tej normave të lejuara që varion nga 130 deri 195 km/orë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Sasa në luftë me jetën

Saranda Hoda e njohur si Sasa e ka dëshmuar që është një...
Read More