Policia arreston 235 persona pas sulmeve në Stamboll

policia-turke-640x358

Policia e Turqisë arrestoi më shumë se 200 njerëz, kryesisht kurdë, teksa vendi mbante zi të hënën për dhjetra të vrarët e sulmit me bombë në stadiumin e Stambollit. Të ndaluarit kanë lidhje me grupin e jashtëligjshëm Partia Punëtore Kurde, ose kanë shpërndarë propagandë terroriste apo pro-kurde në rrjetet sociale, thuhej në deklaratën e ministrisë së brendshme.

Mes të arrestuarve kishte dhe ish-deputetë të një partie pro-kurde që u zgjodh në parlament në vitin 2014. Në sulmin me bomba të shtunën vonë pranë stadiumit të Besiktash u vranë 44 njerëz dhe u plagosën 149 të tjerë, sipas shifrave të fundit.
Një fraksioni dhunshëm kurd mori përgjegjësinë për sulmin.

Ministri i shëndetësisë Reçep Akdag tha dje se mes viktimave ishin 36 oficerë policie. Funeralet e tyre u kryen dje në Stamboll me nderime të larta. Sulmi i rëndë u krye rreth dy orë pas mbylljes së një ndeshjeje të kampionatit dhe shkaktoi tronditje të gjerë në kombin futbolldashës, duke nxitur demonstrata patriotike kundër terrorizmit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Babë e bir marrin peng pronarin e një lokali në Bllok

Babë e bir nga Tirana kanë marrë peng pronarin e një lokali...
Read More