Policia: Bllokimi i pikave kufitare s’ka lidhje me ngjarjen e Himarës


Policia e Shtetit sqaroi sot se bllokimi në pikat kufitare greke në Kakavijë dhe Kapshticë nuk ka ndodhur për arsye të qëllimshme nga pala greke.

Policia sqaroi se është një problem teknik që ka ndodhur në pikat kufitare të shtetit grek edhe me vende të tjera si Maqedonia, Turiqia e Bullgari.

Përmes një deklaratë për mediat, Policia e Shtetit sqaroi se bllokimi i sotëm në pikat kufitare nuk ka asnjë lidhje me debatet e fundit për Himarën.

“Për këtë arsye shtetasit që nuk kanë dokument udhëtimi të një vendi të BE-së e kanë të pamundur të kalojnë deri në rregullimin e defektit në sistem.

Policia Kufitare ka mbajtur kontakt të pandërprerë me Policinë Greke, ku është marrë përgjigje se po punohet për rregullimin sa më shpejt të sistemit.

Pala greke pretendon se deri sot pasdite ky defekt të rregullohet dhe të filloje lëvizja e qytetarëve me funksionimin normal të sistemit”, thuhet në reagim.

Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe të drejtuesve të mjeteve që të mos dynden në pikat e kalimit duke krijuar radhë e konfuzion, “pasi me të marrë njoftim nga pala greke për rregullimin e sistemit, do t’ju njoftojmë nëpërmjet medias dhe rrjeteve sociale”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Rrjetet Telekom kryesojnë garën në Europë

  NJOFTIM PËR SHTYP – P3: Telekom Albania është rrjeti më i...
Read More