Policia britanike po heton një “rrjet” terrorist në lidhje me sulmin në Mançester

auto_2a4d6898-287c-4682-87f2-742cbfae335d_w1023_r1_s1495649705

Policia në Britani thotë se është duke hetuar një “rrjet”, pas sulmit në një koncert në Mançester, ku u vranë 22 persona.

“Mendoj se është e qartë se ky është rrjet të cilën ne jemi duke e hetuar”, tha Ian Hopkins, shef i policisë në Mançester, duke shtuar se policia është duke bërë “kërkime të gjera”, në qytetin e Mançesterit.

Pesë persona janë arrestuar në lidhje me sulmin përfshirë edhe vëllain e Abdelit.

Vëllai i sulmuesit të dyshuar në Mançester është arrestuar në Tripoli të Libisë, ka thënë një zëdhënës i forcave anti-terror. Edhe babai i sulmuesit të dyshuar është arrestuar në Tripoli, ka thënë një zëdhënës i sigurisë.

Ministrja e Brendshme britanike, Amber Rudd, më herët ka deklaruar se sulmi i 22 majit ishte “shumë më i sofistikuar se sulmet që kemi parë në të kaluarën, dhe duket se me gjasë sulmuesi vetëvrasës nuk ka vepruar i vetëm”.

Rudd i ka thënë radios BBC se duket se sulmuesi, i identifikuar si 22-vjeçari Salman Abedi, i lindur në Britani, së fundmi kishte udhëtuar në Libi. Abedi ishte me prejardhje nga Libia.

“Ky informacion besoj se është konfirmuar. Kur ky operacion të ketë përfunduar, ne duam të shikojnë se si u radikalizua ai”, ka thënë ajo.

Grupi militant Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Mançester.

Shkruar Nga
More from Revista User

Të brendshmet për festa, ja disa sugjerime për t’u ndjerë sensuale

Të bukur brenda e jashtë: një domosdoshmëri që secila prej nesh duhet...
Read More