Policia gjen drogë në një gomë makine

Një sasi prej 8 kilogramë kanabis sativa është sekuestruar në Sarandë, ndërsa u shpall në kërkim poseduesi i lëndës narkotike.

Policia thotë se “në Qafë Botë, në vendin e quajtur ”Lugina e Shkëmbit të Bufit”, në afërsi të Konispolit, është vërejtur një shtetas i cili ecte në këmbë me një gomë automjeti në dorë në drejtim të Kufirit Grek.

Personi sapo ka parë forcat policore ka braktisur gomën e mjetit në tokë dhe është larguar për tju shmangur forcave Policore të Kufirit duke përfituar edhe nga errësira”.

Blutë e Sarandës thonë se në përfundim të hetimit dhe verifikimt të gomës së gjetur është konstatatuar se në brendësi të saj kishte të fshehura 14 pako me lëndë narkotike Cannabis Sativa , me peshë totale prej 8 kilogram.

Policia vazhdon kontrollin dhe krehjen e territorit përreth me qëllim kapjen dhe ndalimin e autorit.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale ”Trafikim i lëndëve narkotike, mbetur në tentativë”, të parashikuar nga neni 283/a e 22 i Kodit Penal.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të karakterizojnë kushtet e motit në vendin...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.