Policia greke arreston shqiptarin me 3 kuaj: Kaloi kufirin dhe po u priste pyllin

kuaj

Mëngjesin e së premtes,19 majit, në rajonin e Kosturit, Policia Kufitare greke ka arrestuar një 43-vjeçar shqiptar për shkelje të ligjit të pyjeve dhe hyrje të jashtëligjshme në Greqi.

Në kuadrin e operacioneve të vazhdueshme policore në kufi kundër krimit dhe prerjes ilegale të pyjeve e mbrojtjes së natyrës, policia greke ka pikasur në Kostur në afërsi të kufirit greko-shqiptar, 43-vjeçarin dhe dy persona të tjerë që po merrnin lëndë drusore në një tokë publike pyjore pa lejen e Shërbimit Pyjor.

43-vjeçari kishte hyrë pa leje në territorin grek dhe u arrestua, ndërsa dy të tjerët shpëtuan. Policia gjeti mbi 1 metër kub dru të prerë, tre sopata dhe tre kuajt ku do të ngarkohej. Shqiptari do të dërgohet para prokuroit të Kosturit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Burrat i duan gratë inteligjente por, që t’i shohin nga larg!

Nëse, përveç pamjes së bukur fizike, keni edhe fatin e keq të...
Read More