Policia hedh “lotarinë”, ja çfarë fitoni nëse respektoni rregullat e qarkullimit rrugor

Policia e Shtetit ka lancuar nismën e re “Shoferi model”, për të inkurajuar të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Nisma u prezantua nga Ervin Dervishi, Specialist në Drejtorine e Policise Rrugore, i cili tha se sot kanë zgjedhur shpejtësinë. Ai sqaroi së nëpërmjet radarit do të matet shpejtësia e automjeteve dhe ai që lëviz brenda normave do të shpërblehet me një policë sigurimi falas.

Dervishi tha se do të përzgjidhen me shorte 20 shoferë që respetojnë shpejtësinë brenda normave.

Dervishi: Kjo nismë ka të bëjë me lancimin e një llotarie, konkretisht për drejtuesit e mejteve që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Duke qenë se një nga 5 faktorët të aksidenteve është dhe shpejtësia mbi normale te lejuara kemi zgjedhor sot të lancojmë drejtuesin e mjetit model që respekton rregullat e qarkullimit të shpejtësisë.

Të dilla nisma tha Dervishi do të ndiqen edhe për shoferët që vendosin rripin e sigurimit apo vendosja e kaskave mbrojtese.

Ky shorte do të hidhet LIVE ditën e premte në orën 10:00 në Policinë e Shtetit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Mbi 1.2 milion njerëz aplikuan për azil në BE më 2016

Agjencia për Statistika e Bashkimit Evropian tha se mbi 1.2 milion njerëz...
Read More