Policia i gjen heroinë, armë e municione të kërkuarit për atentat

Policia e Tiranës ka finalizuar mbrëmjen e të premtes operacionin policor të koduar “Silenciatori”, me arrestimin e një 53-vjeçari i cili dyshohet si autor i një sulmi me armë ku është qëlluar automjeti i P.P, 5 ditë më parë në kryeqytet.

Në prangat e policisë ka rënë Edmond Saraçi, banues në Tiranë pasi gjatë këtij operacioni, blutë i kanë gjetur në banesë lëndë narkotike e dyshuar e llojit “heroinë”, armë zjarri e llojit “pistoletë” me silenciator, lëndë eksplozive me kapsolle detonatore, granatë luftarake dhe municion.

Sipas policisë, në datën 10.09.2017, Saraçi ka qëlluar në drejtim të automjetit në pronësi të P.P, në rrugën “Muhamet Deliu”, në Tiranë.

Njoftimi i Policisë:
Shërbimet e policisë te Komisariatit të Policisë nr. 4, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura me parë, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, organizuan zhvilluan dhe finalizuan operacionin e koduar “Silenciatori”.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Edmond Saraçi, 53 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë të komisariatit nr.4, në banesën e shtetasit të mësipërm, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 1 kallëp tritoli i montuar me kapsollë detonatore elektrike

– 1 granatë difensive

– 1 armë zjarri e llojit Pistoletë “Zastava”, kalibri 7.65 mm, me krehër me 3 fishekë

– një silenciator që përdoret për armë zjarri

– një qese transparente me pluhur të kuqëremtë me lëndë narkotike të dyshuar “Heroinë”.

Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas është autor i ngjarjes së ndodhur më datë 10.09.2017, ku në rrugën “Muhamet Deliu”, është qëlluar me armë automjeti i shtetasit P. P.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 283 dhe 278 të Kodit Penal.

Shkruar Nga
More from Revista User

Estonia akuzon Rusinë për shkelje të hapësirës së saj ajrore

Këshilltarja e kryeministrit estonez Kadri Peters njoftoi të premten se aeroplani rus...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *