Policia i përgjigjet Bashës për protestuesit

Policia e Shtetit ka reaguar pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha për ndalimin e dy prej protestuesve në pikat kalimtare.

Në një deklaratë për media policia i kujton Bashën se protestat janë të ligjshme, por po ashtu thuhet një njoftim se policia nuk do hezitojë të ushtrojë forcën e ligjin ndaj kujtdo që e shkel atë.

”Policia e Shtetit garanton të drejtën e protestës, por nuk do të hezitojë në asnjë rast të ushtrojë forcën e ligjin ndaj kujtdo që e shkel atë”,-thuhet në reagimin e Policisë së Shtetit.

Policia thekson se të ndaluarëve pasi u është marrë deklaratë ata janë lënë të lirë, por disa persona të shpallur në kërkim policor.

Reagim i Policisë së Shtetit

Lidhur me deklarimet e përfaqësuesve të disa subjekteve politike, për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim policor ditët e fundit, Policia e Shtetit sqaron se:

Mbi bazën e referimit në Prokurorinë e Tiranës të datës 19.12.2017, për kundërshtim me dhunë të punonjësve të Policisë të planizuar në shërbim në sigurimin e protestës së opozitës zhvilluar në datë 18 dhjetor, përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë janë shpallur në kërkim një numër personash për “Kundërshtim të punonjësve të Policisë së Rendit Publik”, parashikuar nga neni 236/22, i Kodit Penal.

Mbi këtë bazë, sistemi TIMS në Pikat Kufitare dhe çdo patrulle policie që bie në kontakt me këta shtetas, ka detyrimin t’i ndalojë ata dhe të njoftojë OPGJ që ndjek çështjen.

Kjo ka ndodhur edhe ditët e fundit, kur janë evidentuar, ndaluar, ku u është marrë deklaratë dhe janë lënë të lirë, disa persona të shpallur në kërkim policor.

Hetimet ndaj tyre vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës. Policia e Shtetit garanton të drejten e protestes, por nuk do të hezitojë në asnjë rast të ushtrojë forcën e ligjin ndaj kujtdo që e shkel atë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Putin: Rusinë do të duhet ta braktisin 755 diplomatë amerikanë

Presidenti rus Vladimir Putin konfirmoi se 755 diplomatë amerikanë do të dëbohen...
Read More