Policia ka shpallur në kërkim Elvana Gjatën, cilësohet ‘molla e sherrit’ …

Është shpallur në kërkim nga policia këngëtarja Elvana Gjata, lidhur me ngjarjen në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë 28-vjeçari Fabiol Gaxha dhe u plagosën dy të tjerë.

Mësohet se Prokuroria ka urdhëruar shoqërimin e detyrueshëm të këngëtares, e cila pretendohet se ishte në lokalin ku ndodhi ngjarja vetëm 20 minuta para krimit në ish-Bllok, të enjten e shkuar në mbrëmje.

Këngëtarja është cilësuar si ‘mollë sherri’ për vrasjen në ish-Bllok, sherr në të cilin u përfshi dhe i dashuri i saj, Ervin Mata.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata, mësohet se u largua nga Shqipëria më 5 tetor, një ditë pas ngjarjes. Këngëtarja ishte larguar nga Rinasi drejt një vendi të BE-së, ndërkohë që ende nuk dihet vendndodhja e saj aktuale.

Personi i dyshuar për vrasjen e Fabiol Gaxhës dhe plagosjes së Ervis Martinajt dhe Eljon Hatos, thuhet se është truproja dhe kushëriri i këngëtares Gjata, njëherësh edhe pjesë e Forcave ushtarake Komando, Mevjol Bilo.

Mësohet se këngëtarja, i dashuri i saj Ervin Mata, Fabian Allushi dhe Mevjol Bilo, të cilët janë të shpallur në kërkim, kanë qënë të ulur në një tavolinë ndërsa kanë nisur konfiktin me palën tjetër ku ishte viktima.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Gjiknuri: Dhunë barbare, dëmi miliona euro iu bë shqiptarëve, jo privatit

  Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri në një bashkëbisedim me...
Read More