Policia në kamëz nxjerr familjet nga konviktet e Universitet

terror_2

Ka nisur sot në mëngjes aksioni policor për largimin nga konviktet e Universiteti Bujqësor të Kamzës të familjeve që kanë uzurpuar konviktet e studentëve prej disa vjetësh. Aksioni po mbikëqyret nga vetë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe nga kreu i ALUIZNI-it, Artan Lame.

Nga ana tjetër, IKMT ka nisur shembjet e disa godinave të ngritura në territorin e kampusit universitar.

Aksioni i spastrimit u paralajmërua nga kryeministri Edi Rama rreth një muaj më parë, në ceremoninë e 65-vjetorit të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Rama njoftoi se do të çelë pas 20 e kusur vitesh rrënimi e zaptimi të kësaj qendre të dikurshme të ekselencës, rrugën e rilindjes përmes transformimit në një kampus bashkëkohor universitar; ku duhet të bjerë në sy ajo që është edhe mrekullia vetë e natyrës, kultuvimit të tokës, prodhimit bujqësor e blegtoral, zhvillimit rural në tërësi.

Shkruar Nga
More from Revista User

Grim për dimër

Si dëshironi të grimoheni? Keni rregulla të cilat i ndjekni apo sipas...
Read More