Policia në kërkim të 2 grabitësve, si u gjendën paratë e fshehura në tenxhere me presion

tencxhere

Menjëherë pas arrestimit të 4 autorëve të dyshuar të grabitjeve në Rinas, Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja, duke bërë me dije se ky operacion është ende në vazhdim. Burime zyrtare policore njoftuan ditë e djeshme se aksioni është shtrirë në Tiranë, Vlorë, Tepelenë, Dibër dhe në disa zona të tjera, ku dyshohet se kishin aktivitet personat e arrestuar dhe në kërkim. Në qytetin e Vlorës u gjetën në një ambient të jashtëm të groposura dy tenxhere me presion të mbushura me kartëmonedha paund, dollarë amerikanë, australiane, kanadeze si dhe euro. Ndërsa në Vorë te servisi i familjes Murataj u gjet një kasafortë me një sasi eurosh e dollarësh. Shuma e gjetur është pjesa që Neim Avdulaj mori nga grabitja në Rinas dhe që e dërgoi më pas në Vlorë, duke e fshehur nën tokë me tenxhere presioni pranë banesës. Policia nuk ka saktësuar vlerën e gjetur, por burime pranë uniformave blu bëjnë me dije se bëhet fjalë për të paktën 1.2 milion euro. Ndërkohë, kontrollet kanë vijuar në disa banesa, hotele e lokale në Prezë, Vorë, Farkë, në Vlorë, Lushnjë etj. Operacioni vijon qoftë për gjetjen e provave të tjera materiale ashtu edhe për kapjen e personave të përfshirë në këto ngjarje.

Shkruar Nga
More from Revista User

Planifikimi urban për të parandaluar përmbytjet

Lajmet nga skaje të ndryshme të globit, që nga Shtetet e Bashkuara...
Read More