Policia Rrugore: Së shpejti test për drogën në timon

Policia Rrugore pritet të aplikojë shumë shpejt testet për dallimin e të paktën 8 llojeve narkotikësh për drejtuesit në timon.

Ky model drageri është blerë nga policia dhe ndryshe nga testi i alkoolit ku drejtuesve u kërkohet të fryjnë, në këtë test merren mbetje nga goja e drejtuesve e më pas në një hark kohor të 4 deri në 8 minutave drageri i ri i analizon.

Aktualisht një drejtues mjeti që konstatohet nën efektin e narkotikëve në bazë të Kodit Rrugor ndëshkohet me gjobë deri në 50 mijë lekë si dhe i hiqet patenta deri në një vit. Në rast se masa e përdorimit të narkotikëve është e madhe atëherë policia procedon me arrestim.

Shkruar Nga
More from Revista User

Kina kryeson në garën për të instaluar ‘Railgun’ në luftanije

Mediat në mbarë botën kanë shprehur shqetësim mbi imazhin e publikuar të...
Read More