Policia: Sergei Skripal dhe e bija u helmuan me agjent nervor të lënë tek dera

Sergei dhe Yulia Skripal janë helmuar me një agjent nervor vdekjeprurës, të lënë tek dera e shtëpisë së tyre.

Kështu ka bërë të ditur policia britanike.

Të dy mbeten në gjendje kritike pasi ranë në kontakt me kimikatin Novichok më 4 mars.

Policia britanike tha se gjurmë të këtij agjenti nervor janë gjetur edhe në zona të tjera, por në përqendrime më të ulëta.

Skripal, 66 vjeç dhe e bija, 33 vjeç, u gjetën në një stol në gjendje të rëndë.

Fillimisht mjekët ishin konfuzë për gjendjen e tyre.

Ekipet e anti-terrorit mbërritën në vendngjarje dhe izoluan zonën, përfshi këtu një restorant ku kishte drekuar çifti.

Në fillim të kësaj jave, kryeministrja britanike Theresa May tha se gjendja e tyre zor se mund të ndryshojë dhe ata mund të mos e marrin veten kurrë plotësisht.

Sipas saj, kjo tregon natyrën barbare të këtij sulmi, por edhe rrezikun që i është kanosur qindra qytetarëve të pafajshëm në këtë zonë në Salisbury.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Libri më i kërkuar: Preç Zogaj me “In Love”, rikthehet te lexuesi dashuria për poezinë

Ka qenë befasi në panairin e librit përmbledhja me poezi dashurie, e...
Read More