Policia shoqëron Shukri Xhelilin: Po a është ky halli më i madh?



Rama me ShukriunPolicia e Peshkopisë ka shoqëruar kryetarin e Bashkisë së Dibrës.

Kështu raportohet në këto orë të para të mëngjesit.

Sipas Neës24, policia e ka marrë Xhelilin nga banesa e tij.

Megjithatë, pavarësisht se rrjeti po zien kundër aktit të tij të shëmtuar, ka nga ata që thonë se kjo përpjekje e qeverisë për të quajtur Shukriun si hallin më të madh në vend, duket e tepruar.

Gazetari Klodian Tomorri shkruan se një skandal seksual mund të ndodhë kudo.

“Pa dashur te bej kontrapedalin por te sulmosh qeverine per epshet seksuale te nje kryebashkiaku eshte e padrejte. Sado e neveritshme dhe e shpifur qe ishte ca faji ka Rama per sjelljen e ketij Shukriut?

Mund ti ndodhe edhe Obames, Cameronit, Merkelit dhe kujdo tjeter ne bote, qe nje i emeruar prej tyre te kapet ne skandal seksual.

Ah qeverine mund ta akuzosh per mekate te tjera, shume me te renda. Sepse ka kriminalizuar deri ne palce shtetin dhe institucionet.

Sepse ka vene policine e shtetit drejteperdrejte ne sherbim te krimit. (Nderrojne kokat e gjilperave te pistoletave qe u kapen krimineleve, fshehin armet e krimit, marrin pjese ne luftime mes bandave).

Mund ta akuzosh per perfshirjen e paprecedente ne historine e ketij shteti te zyrtareve ne tendera publik. Vitin e kaluar zyrtaret, deputete, drejtore dhe te aferm te tyre mund te kene perfituar mbi 2 per qind te Gdp permes tenderave publike.

Mund te akuzosh per ndertimin e nje shteti pervers qe dhunon te dobtit dhe jargavitet para te forteve.

Mund ta akuzosh per deshtim spektakolar ne ekonomi.

Por breket e grisura te Shukriut nuk jane aspak pergjegjesi e Rames,” shkruan Tomorri në FB.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Rusia ekspozon fuqinë e saj ushtarake

Rusia organizoi të hënën në Sheshin e Kuq të Moskës paradën ushtarake...
Read More