Policia zbarkon në ‘Santa Quaranta’: Fati i trishtë i një resorti

 

Kur u hap për herë të parë, resorti ‘Santa Quaranta’ dukej si një mrekulli e bardhë e turizmit shqiptar. Shumë zyrtarë ishin në inaugurimin e një hoteli që do shënonte pikën e kthesës.

Por historia e bardhë nuk zgjati shumë.

Forcat e Policisë kanë zbarkuar të premten në kompleksin e njohur të Klement Balilit, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.

Policia po zbaton vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila me kërkesë të Prokurorisë ka vendosur nën sekuestro preventive pasurinë e Klement Balilit dhe familjarëve të tij.

Burimet sqarojnë se nën sekuestro mësohet se janë vendosur troje, biznese dhe apartamente që rezultojnë në emër të familjes Balili në Sarandë.

Sipas Prokurorisë dyshohet se këto janë produkt i aktiviteteve kriminale dhe kryesisht trafikut të drogës ku Balili ka qenë i përfshirë.

Pasuritë e sekuestruara deri në një vendim për përfundimtare të Gjykatës nuk mund të shiten apo tjetërsohen.

45-vjeçari është në kërkim prej me shumë se një viti nga autoritetet shqiptare dhe greke por ende nuk është arrestuar.

Në maj të vitit 2016, autoritetet greke pas një hetimi të përbashkët me DEA-n amerikane faktuar se Kelment Balili ishte drejtuesi i një rrjeti të trafikut të kanabisit dhe drogërave të forta nga Shqipëria në Greqi dhe më pas në vende të Bashkimin Europian.

Në kohën kur akuzat u bënë publike, Klement Balili mbante detyrën e Drejtorit të Transporteve në Sarandë.

Ai dha dorëheqjen nga detyra, por më pas u zhduk dhe prej 1 viti e gjysëm është ende në arrati.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Mimoza Ahmeti: Kopshtijet e Monesë

Si të mos mjaftonin tablotë në mure, të mëdhaja në shtrirje, befas...
Read More