Politika dhe qytetarët kuksianë bashkohen: Protestë për taksën e Rrugës së Kombit

Këshilltarët e Këshillit Bashkiak të Kukësit kanë kundërshtuar njëzëri taksën e Rrugës së Kombit dhe kanë i bërë apel qeverisë që të anulohet kjo tarifë.

Kryetar i Këshillit Bashkiak Kukës, Gjelbrim Shehu u shpreh se anëtarët e të gjitha forcave politike do të zhvillojnë protesta paqësore deri në heqjen e taksës për kuksianët Protesta do të mbahet të shtunën (31 mars) tek trau në Rrugën e Kombit.

Gjelbrim Shehu: “Sot u mbajt një mbledhje jashtë rradhe nga Këshilli Bashkiak Kukës dhe u ra dakord unanimisht që të organizohet një protestë paqësore ditën e shtunë në orën 11:00 tek trau i vendosur në Rrugën e Kombit për shkak të vendosjes së taksës në funksion. 

Dhe ne duke e trajtuar si një çështje shumë të ndjeshme për rajonin tonë e ndjejmë si obligim, si përfaqësues të komunitetit të Kukësit, që të mbildhemi të gjitha forcat politike pa dallim dhe të organizojmë një protestë shumë paqësore duke vënë në dijeni qeverinë për një taksë të padrejtë si edhe ti kërkojmë që të gjendet një zgjidhje për rajonin tonë.”

Edhe Këshilli Bashkiak i Hasit dhe i Tropojës kanë vendosur që të kërkojnë nga qeveria dhe Kuvendi anulimin e kësaj takse si edhe do të zhvillojnë protesta paqësore.

Reagime të forta, jo vetëm nga politika, por edhe qytetarët pas vendosjes së taksave për kalimin në “Rrrugën e Kombit”.

Këtë të shtunë kuksianët do të protestojnë te tuneli i Kalimashit kundër taksës së Rrugës së Kombit.

“Të shtunën me datë 31.03.2018, ora 11:30 te tuneli i Kalimashit do të organizohet një protestë qytetare pa ndikime partiake, për t’i thënë ndal taksimit të padrejtë të Rrugës së Kombit. Kjo taksë dëmton të gjithë shqiptarët kuksianë dhe të Dardanisë”, shkruajnë organizatorët në njoftim.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Johnny Depp për depresionin: Humba pasurinë…

  Johnny Depp tregon më në fund të vërtetën, jo vetëm për...
Read More