Politikani grek: Kacifas u zvarrit 60-70 metra, para plumbit final tha…

Vrasja e minoritarit grek Konstandin Kacifa në Bularat të Gjirokastrës pas një shkëmbimi zjarri me policinë, është sërish çështja e parë në mediat greke. Televizionet helene i kanë kushtuar emisione live çështjes ‘Kacifas’, ndërkohë që nëna e 35-vjeçarit e ka cilësuar të birin patriot.

Ndërkohë, anëtari i Lidhjes Panhelenike të Homogjeneve Greke, mjeku Pandelis Patistas në një intervistë për televizionin Ant1 ka treguar të tjera detaje nga vrasja e minoritarit grek në Bularat. Sipas tij mes Kacifas dhe policisë shqiptare kishte pasur debate gjatë ditëve të përgatitjes së festës kombëtare të Greqisë lidhur me ngritjen e flamurit të shtetit helen.

“Gjatë ditëve të përgatitjes për festën kishte filluar debati Kacifas me policinë shqiptare. Karakteristike, policët shqiptarë, duke e ditur dobësinë që kishte, i thoshin: “sado flamuj të ngresh, ne do i ulim”. Nuk ishte ekstremist, ishte aktivist, në demonstratat për emrin e Maqedonisë ishte i pari, në aktivitetet minoritare bashkëpunonte me shumë zemër. E ekzekutuan. Bëhet fjalë për ekzekutim të ftohtë. Sipas gjurmëve të gjakut që gjetëm, do jetë zvarritur i plagosur rëndë 60-70 metra, para plumbit fatal thirri: “Rroftë Greqia. Rroftë helenizmi”, tha Pandelis Patistas.

Mjeku Papistas ishte nder dëshmitarët e parë të ngjarjes dhe referohet në një situate të tensionuar mes policisë shqiptare dhe minoritareve, gjatë përgatitjes së zonës për festën e 28-Tetorit.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Zbulime: 10 ilaçet më të rëndësishme në 70 vitet e fundit

Këto ilaçe kanë dhënë një sërë përfitimesh; përmirësim të të dhënave klinike,...
Read More