Popullsia e botës po plaket

Fondi i Popullsisë i OKB-së thotë se 12.3 për qind e popullsisë së botës përbëhet nga personat mbi moshën 60 vjeçare. Pritet që kjo përqindje në vitin 2030 të arrijë në 16.5 për qind.

Popullsia e botës po plaket gjithnjë e më tepër duke filluar nga vendet e zhvilluara, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Fondit të Popullsisë së Kombeve të Bashkuara (OKB) 12.3 për qind e popullsisë së botës përbëhet nga personat mbi moshën 60 vjeçare. Pritet që kjo përqindje në vitin 2030 të arrijë në 16.5 për qind, kurse në vitin 2050 në atë 22 për qind.

Me uljen e nivelit të lindshmërisë si dhe përparimet në mjekësi po vazhdon rritja e numrit të popullsisë së moshuar.

Sipas raportit të publikuar në vitin 2015 të OKB-së, numri i personave të moshës 60 vjeçare dhe mbi këtë moshë po tregon një rritje serioze. Pritet që ky numër të rritet edhe në vitet e ardhshme.

Duke filluar nga viti 2015 në botë jetojnë 900 milionë persona të moshës 60 vjeçare. Pritet që ky numër në vitin 2030 të arrijë në 1.4 miliardë kurse në vitin 2050 në 2 miliardë. Sipas regjistrimeve numri i personave mbi moshën 80 vjeçare në vitin 2015 ishte 125 milionë, kurse në vitin 2050 pritet të jetë 434 milionë.

Popullsia e moshuar para vitit 2050 do të kalojë numrin e të rinjve

Sipas të dhënave të OKB-së, në vitin 2015 një në çdo 8 persona është mbi moshën 60 vjeçare, kurse në vitin 2030 pritet që një në gjashtë persona të jetë mbi moshën 60 vjeçare.

Pritet që popullsia e moshuar para vitit 2030 të kalojë popullsinë e moshës fëmijërore (0 deri në 9 vjeç), kurse deri në vitin 2050 të kalojë popullsinë e moshës së re (10 deri në 24 vjeç).

Popullsia e moshuar më shumë në shtetet e zhvilluara

Japonia përbëhet nga popullsia më e moshuar në botë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Japonisë, në vitin 2016 numri i personave të cilët e kanë kaluar moshën 100 vjeçare në shtet kishte arritur në 65 mijë. Madje, 33 për qind e popullsisë me 127 milionë banorë, përbëhet nga personat e moshës mbi 60 vjeçare. Pritet që në vitin 2055 niveli i popullsisë së moshuar të kalojë 40 përqindëshin.

Pas Japonisë, niveli më i lartë i popullsisë së moshuar është në shtetet e Evropës. Aktualisht kontinenti me popullsi më të moshuar në botë është Evropa. Sipas të dhënave 25 për qind e popullsisë së Evropës është mbi moshën 60 vjeçare.

Në Gjermani 28 për qind e popullsisë së përgjithshme përbëhet nga personat e moshës mbi 60 vjeçare. Ky nivel në Itali është i njëjtë me atë të Gjermanisë, kurse në Finlandë niveli i popullsisë së moshuar është 27 për qind. Portugalia, Bullgaria, Suedia, Letonia, Malta, Franca, Danimarka dhe Kroacia janë shtetet tjera me popullsi të moshuar.

Sipas raportit të Zyrës së Statistikave Evropiane (EUROSTAT) në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) numri i personave mbi moshën 80 vjeçare ka arritur në 26.7 milionë, kurse dy të tretat e popullsisë së moshuar përbëhen nga gratë.

Shteti me përqindje më të madhe të popullsisë mbi moshën 80 vjeçare është Italia. Ky nivel në Itali është 6.5 për qind, në Greqi 6.3 për qind, në Spanjë 5.9 për qind kurse në Francë 5.8 për qind.

Lidhur me rritjen e plakjes së popullsisë në Evropë, ekspertët fokusohen në dy pika kryesore. E para është niveli i ulët i lindshmërisë. E dyta është rritja e jetëgjatësisë, me zhvillimet në mjekësi dhe standardet e jetës.

Shkruar Nga
More from Revista User

Trump: Dosja ime për lidhje me Rusinë e rreme

Presidenti amerikan, Donald Trump ka hedhur poshtë dje një “dosje të rreme”,...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.