Portalet ‘rikthejnë’ Nanon: Po sfidon Ramën



Edi-Rama-dhe-Fatos-Nano_0Edhe pse u bë shumë kohë që Fatos Nano as nuk shfaqet në publik dhe as bën ndonjë koment për zhvillimet në vend, portalet mbeten të fiksuara pas idesë se ai fshihet pas profileve të ndryshme në Facebook.

Këtë herë thuhet se ai ka komentuar shkrimin e gazetarit Artur Zheji me titull: “Përse kryeministri adhuron të Fortët dhe Berishën”.

Në këtë koment, Nano gjen rast të pohojë dy gjëra dhe t’i dërgojë dy mesazhe direkte Edi Ramës.

E para, duke u nisur nga shkrimi i Zhejit që thotë, se më së shumti atë (Ramën), duhet ta kenë më shumë frikë miqtë dhe ish miqtë, se sa armiqtë, ai, Fatos Nano, komenton se si ish mik, nuk është nga ata, që e ka frikë Ramën!

Dhe e dyta, Nano, nënvizon se nuk e mendonte kurrë, që ai, Rama, të ish kaq i zoti, për tu vetëshkatrruar, raporton Opinion.al.

Ja postimi i plotë i Fatos Nanos, i cili e ka shkruar komentin e tij në italisht…

“Shkëlqyer Artur! E ke tejkaluar edhe si piktor, ai nuk do të ishte i zoti, të bënte një autoportret më të mirë, se ky që ke vizatuar ti!

Me përjashtim, të asaj që lidhet me ish-miqtë: Unë, (si ish mik) nuk e kam frikë (Ramën)!

Ndoshta ai, është i paaftë të bëjë një autoportet, por është shumë i zoti, për tu vetëshkatrruar! Dhe kjo është arësyeja sepse unë po e le të qetë… për tu vetshkatrruar nga vetvetja!

Sepse kësaj, ai ja del mrekullisht!

Askush nuk do të mund të mendonte, që ai, do ta bënte (vetëshkatrrimin e tij), kaq shpejt!”

Një faqe e Nanos në FB, sigurisht jozyrtare, postimin e fundit e ka bërë ditën e Pashkëve.

“Krishti u ngjall,” shkruhet aty.

Ndërkohë shumë komentues e pyesin: “Krishti u ngjall, po ju kur do ngjalleni zoti Nano?”

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Kushner: Nuk më shqetësojnë idetë e bashkimit të shqiptarëve

Bernard Kushner, administratori i parë i Kosovës në 1999, në dy vitet...
Read More