Kanë kaluar më shumë se 2 vjet nga përfundimi i punimeve në portin e ri të peshkimit në Durrës, por pavarësisht se është i përfunduar ai vazhdon të jetë jashtë funksionit për të cilin u projektua.
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, një vit më parë kishte premtuar për përshtatjen e bankinave, por edhe sot e kësaj ditë akoma nuk është bërë asgjë.
Për ndërtimin e këtij porti janë investuar 11 milion dollarë të siguruara nga një kredi e Bankës Islamike dhe një pjesë nga buxheti i shtetit. Pavarësisht kostos, peshkarexhat e kanë të pamundur që të ankorohen në bankinat e tij pasi ato janë të papërshtatshme për këtë qëllim.
Ai sot shërben për parkimin e disa jahteve dhe varkave private, por jo për peshkarexha.
Në Durrës janë të regjistruara 120 pashkarexha por vetëm gjysma e tyre e ushtron aktivitetin e peshkimit, për shkak të kushtëzimit për ankorimin e tyre.