Portman: Kam 100 rrëfime për ngacmime seksuale në Hollywood

Aktorja e famshme, Natalie Portman, ka thënë se ka 100 tregime të ndryshme për ngacmimet seksuale që ndodhin në Hollyëood.

Aktorja që ka fituar Oscar-in është shprehur hapur për përvojat e saja për Port Magazine, duke shpjeguar se ka përjetuar ngacmime dhe manipulime nga drejtuesit ekzekutiv të studiove të ndryshme përgjatë karrierës së saj.

Problemet e këtij lloji për të kanë nisur që prej kur ka qenë fëmijë në këtë industri, kur një i ashtu quajtur tifoz i kishte dërguar një fantazi dhunimi.

Madje probleme kishte pasur edhe kur nuk ka dashur t’i ekspozojë pjesët e ndryshme të trupit, duke dashur të tregojë se ajo vlen të respektohet.

“Kjo ka qenë e papranueshme dhe manipulative”.

“Ndala të mendoj, nuk kam një tregim, kam qindra tregime”.

“Mendoj se ka shumë të tjerë që kanë vlerësime të tilla”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Dedikim i veçantë princeshës Elia nga Ardit Gjebrea

Të shtunën u mbyll edhe edicioni i 18-t i festivalit të përvitshëm...
Read More