Prag lufte? Trump merr vendimin dhe kërcënon Rusinë: Jemi gati për sulme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, la të kuptohet se sulmet me raketa në Siri mund të ndodhin së shpejti dhe paralajmëroi Rusinë që “të bëhet gati”.

Në një postim në Twitter, Trump iu referua paralajmërimeve të zyrtarëve ushtarakë rusë se çdo sulm i SHBA-së në Siri do të marrë përgjigje.

“Rusia zotohet se do të qëllojë çdo raketë të hedhur në Siri. Bëhu gati Rusi, sepse ato do të vijnë, të bukura, të reja dhe ‘të mençura’.

Nuk duhet të jeni partnerë me një kafshë që vret me gaz njerëzit e saj dhe është e lumtur për këtë”, shkroi Trump në Twitter.

Shkruar Nga
More from Redaksia

PD tregon të dhënat: Kemi 103 mijë anëtarë. Replikat e forta me Selamin: Basha flet për ‘bllokmenët’ e PD

Deklaratë e kryetarit të Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale,...
Read More