Praga, qyteti me më shumë gjelbërim në planet

 

Ndiheni të rrethuar nga çimentoja dhe asfalti? Të asfiksuar nga smogu e trafiku? Të mbytur nga pallatet shumëkatëshe?

Në realitet, në disa kryeqytete ka më shumë gjelbërim nga sa mendoni. Indeksi i qyteteve të gjelbra për vitin 2018 ka vlerësuar qytetet me më shumë gjelbërim në planet, e i pari në listë është Praga: përveçse i bukur, edhe i gjelbër!

Studimi ka vlerësuar 50 qytete të botës, me numrin më të madh të zonave të gjelbra.

Në konsideratë janë marrë zonat natyrore, pyje dhe lëndina, por edhe hapësirat e gjelbra të krijuara nga njeriu, si parqe, fusha golfi, kopshte publike etj., si edhe terrenet e përdorura për prodhime ushqimore, frutore, vreshta, etj..

Praga kryeson renditjen pasi 56.7 për qind e kryeqytetit çek është e mbuluar nga gjelbërimi. Ai që njihet edhe si qyteti i 100 kullave, mban edhe rekordin e kopshteve publike, me 22.5 metra katrorë për banor.

Edinburgu klasifikohet i pari mes qyteteve britanike, ndërsa më të gjelbërit në Shtetet e Bashkuara janë Uashingtoni dhe Los Angelesi.

Ndërkohë, qyteti me hapësirën më të vogël të gjelbër në dispozicion të një banori është Tokio, me vetëm 5 metra katrorë; pasojnë Stambolli me 4.98 dhe Athina me 6.45 metra katrorë për banor.

Ndërsa Roma renditet në vendin e 7 në klasifikimin global, me 166.47 metra katrorë gjelbërim për frymë.

1°-Praga-–-56742°-Madrid-–-44853°-Vienna-–-42684°-Edimburgo-–-41725°-Auckland-–-41546°-Bratislava-–-41017°-Marsiglia-–-39308°-Lussemburgo-–-38019°-Göteborg-–-378210°-Roma-–-373711°-Helsinki-–-367612°-Tokyo-–-34513°-Berlino-–-34314°-Varsavia-–-342615°-Zurigo-338316°-Monaco-di-Baviera-332917°-Berna-327618°-Amsterdam-320919°-Stoccolma-306720°-Amburgo-281
Shkruar Nga
More from Redaksia

Tjetër lëvizje e bujshme në Top Channel, largohet drejtori i komanduar

  Nuk ka paqe ne Top Channel. Jo se ka pasur ndonjëherë,...
Read More