Pranga princit miliarder që erdhi në gusht në Durrës me jahtin luksoz

Arabia Saudite njoftoi arrestimin e investitorit të shquar miliardër Princit Alwaleed bin Talal mbrëmjen e djeshme, i cili vizitoi në gusht edhe vendin tonë, duke u takuar me kryeministin Rama dhe ministrin e Jashtëm, Bushati.

Alwaleed bin Talal 1

Picture 1 of 15

Në valën e arrestimeve janë vënë edhe të paktën 10 princa të tjerë, katër ministra dhe dhjetëra ish-ministra. Njoftimi i arrestimeve është bërë ne Al Arabiya, rrjetin satelitor në pronësi të Arabisë Saudite.

NY Times shkruan se arrestimi i princit Alwaleed është i sigurtë se do të dërgojë valë tronditëse si nëpërmjet Mbretërisë dhe qendrave të mëdha financiare në botë.

Ai kontrollon firmën e investimeve Kingdom Holding dhe është një nga burrat më të pasur në botë, që zotëron ose ka aksione të mëdha në News Corp, Citigroup, Twitter dhe shumë kompani të tjera të mirënjohura. Princi gjithashtu kontrollon rrjetet televizive satelitore të shikuara në të gjithë botën arabe.

Fushata gjithëpërfshirëse e arrestimeve duket të jetë masa e fundit për të konsoliduar fuqinë e princit të kurorës Mohammed bin Salman, djalit të preferuar dhe këshilltarit të lartë të mbretit Salman. Në moshën 32-vjeçare, princi i kurorës është tashmë zëri dominues në ushtrinë Saudite, politikat e jashtme, ekonomike dhe sociale, duke nxitur murmurit e pakënaqësisë në familjen mbretërore që ai ka grumbulluar shumë fuqi personale dhe në një moshë shumë të re.

Vizita në Shqipëri

Njeriu i 45-të më i pasur i botës, Princi Al Waleed, mbërriti në Durrës me jahtin e tij super luksoz në 25 gusht të ketij viti.

Emri i tij i plotë është Alwaleed Bin Talal Bin Abdulaziz Al Saud. Ai u takua po ate dite me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.

Diskutimet mes tyre u përqëndruan në investimet e mundshme në fushën e turizmit, industrisë dhe infrastukturës.

Shkruar Nga
More from Revista User

Nuk ndihej mirë gjatë udhëtimit, policia i jep ndihmë qytetarit nga Kosova

Policia Shqiptare dhe ajo Kosovare janë angazhuar për t’ju ardhur në ndihmë...
Read More