Prangoset pas 3 vitesh në kërkim Genis Mëhillaj, porosiste Julian Sinanajn për vrasje me pagesë

genis-mehillaj

Policia e Tiranës ka arrestuar të shpallurin në kërkim Genis Mëhillaj, i njohur si sekseri i vrasësit me pagesë, Julian Sinanaj. 46-vjeçari Mëhillaj nga Vlora, bashkëpunonte me Julian Sinanaj duke bërë lidhjen mes vrasësit serial dhe biznesmenëve të cilët porosisnin vrasjet.

Genis Mëhillaj është dënuar në mungesë me 10 vjet burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda si bashkëpunëtor i Sinanajt në disa vepra të rënda penale. Mëhillaj qëndronte prej dy vitesh i fshehur në kryeqytet, ndërsa burime nga policia bëjnë me dije se Mëhillaj përdorte banesa të ndryshme për t’iu fshehur policisë.

Në momentin që është bërë identifikimi i tij, është dashur ndërhyrja e RENEA-s dhe Forcave Speciale të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e tij.

Sipas policisë, mësohet se arrestimi i tij u bë pasi, Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë, ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal, të Gjykatës së Rrethi Gjyqësor Tiranë, e cila e ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për veprat penale “Qëllime terroriste”, “Vrasje në rrethana cilësuese ndaj një punonjësi që kryen funksione publike”, “Mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake” dhe “Mbajtje pe lejë të lëndëve plasëse”.

Grupi kriminal i vrasësve me pagesë u zbulua në prill të vitit 2015, ndërsa ekzekutimin e porosive e kryente Julian Sinanaj, i arrestuar nga policia. Genis Mëhillaj është dënuar me 10 vite burg, ndërsa prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm, ky i fundit prej të paktën 3 vitesh qëndronte i fshehur.

Shkruar Nga
More from Revista User

Marina dhe Getoari zbukurojnë shtëpinë për festa, ja si duket ambienti i tyre

Marina dhe Getoari këtë fundvit do të festojnë si çift i martuar...
Read More