Pranoi tarifën 8-9 euro? Berisha reagon ndaj Ramës: Fake News!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj deklaratës së Edi Ramës të bërë mëngjesin e sotëm sa i përket tarifës së “Rrugës së Kombit”.

“Kur ishin në qeveri e bënë tenderin e pagesës së rrugës 8-9 EU! Dështuan. Tani i vunë zjarrin “patriotik” e duan ta përdorin Kukësin si shishe benzine për të djegur rrugën europiane të Shqipërisë! Mjerë kush u beson rrugëhumburve pa atdhe që duan zjarr e kaos për t’i ikur drejtësisë!”, shkruante Rama në reagimin në Facebook.

Ndërsa Berisha e konsideron “Fake News” dhe “trillim të denjë vetëm për Ramën dhe për papagajtë e tij”.

Reagimi i Sali Berishës:

Fake News/Nje trillim i denje vetem per Ramen dhe papagajte e tij!

Te tromaksur nga revolta e qytetareve te Kukesit, Hasit dhe Tropojes, jehona mbare-kombetare dhe kombetare e saj, Edi Rama ka mbushur poturet dhe kerkon te shpetoje duke veshur xhaketen time.

Ai sot shperndan ne rrjetin e tij dhe nepermjet papagajve te tij lajmin e rreme se ai vendosi taksen ne Rrugen e Kombit pasi Berisha donte te vinte taksen 8.6 euro.

Me kete rast duhet t’i them se genjeshtrat e tij bajate vetem sa e akuzojne me rende. Se pari, Berisha mund ta vendoste taksen se paku kater here gjate 3 viteve, nga 2010 deri ne 2013, por ai vendosi qe ajo takse kurre te mos vihej perndryshe studimi qe ai beri do te sherbente vetem per te gjetur mesataren qe duhej paguar koncensionarit nga taksa e qarkullimit per mirembajtjen e Rruges se Kombit, dhe kjo mesatare rezultonte, siç deklaroi edhe ministri i tij ne parlament, 2 deri ne 5 euro.

Me kete rast i them Rames se je i pashprese! Prano urgjentisht kerkesat e opozites; Hiq me urgjence ‘taksen plaçke’ te Rruges se Kombit, anullo menjehere TVSH per biznesin e vogel, shtesen e tarifes se ujit, takses se prones, rikthe mbrojtjen ekonomike dhe ndihmen sociale per te mjeret qe u preve kafshaten, perndryshe kjo pranvere do te jete fundi yt i merituar. Revolta qytetare kunder taksave te larta do te permbyse narkoshtetin tend!

Shkruar Nga
More from Redaksia

Protesta: Procedohen 10 deputetë, mes tyre edhe Kryemadhi

Policia e Tiranës dhe Prokuroria e Rrethit të Tiranës kanë vendosur procedim...
Read More