Pranverë në kopshtin tuaj

Kopshti është hapësira që e rrethon shtëpinë dhe i kontribuon përshtypjeve që do t’i krijojnë mysafirët për shtëpinë ku jetoni. Pamja nga brenda shtëpisë, në botën jashtë, dhe njëherit edhe pamje në kopshtin tuaj, mund të jetë pasqyrë e mënyrës dhe stilit tuaj të jetesës.

Me kujdesin e njëjtë që rregulloni hapësirën tuaj të banimit, do të duhej të rregulloni edhe kopshtin.

Stilin tuaj personal mund ta shprehni edhe me përzgjedhjen e gjërave të imta në kopsht, nga enët për lule, garnitura e kopshtit, ndriçimi e të tjera.

Përzgjedhja e elementeve të kopshtit, varet nga pritjet e pronarëve që i kanë për kopshtin. Në kopshtet e vogla të qytetit, primare është krijimi i mbrojtjes nga era, ndërsa pjesa më e dobishme e kopshtit, padyshim se është tarraca. Mbrojtja nga erërat është me rëndësi edhe jashtë qytetit.

Para fillimit të punëve në kopsht, është me rëndësi planifikimi, pasi që më vonë është vështirë me lule të “kamuflohen” gabimet. Pamjes së bukur të kopshtit, padyshim se i kontribuojnë rrethojat, shtigjet, garniturat e kopshtit, elementet dekoruese, lulet, fontanat, ndriçimi e të tjera.

Çfarëdo që planifikoni në kopsht, përpiquni ta ndërlidhni me ambientin e brendshëm të shtëpisë dhe rrethinën.

Në galerinë e mësipërme ju paraqesim disa shembuj…

Shkruar Nga
More from Revista User

6 gjërat që duhet të diskutoni me çdo kusht para martese

Kur je më shumë se i përfshirë në një marrëdhënie, partneri të...
Read More